Lucas Silva vjen për 14 mln euro, braziliani më i ri Real Madrid

Lucas Silva është lojtari më i ri i Realit të Madridit.  Prezantimi i tij do të bëhet të  hënën. Lajmi është zyrtar dhe u konfirmua fillimisht nga klubi i Realit. Lojtari brazilian do të mbërrijë në Madrid ditën e djelë dhe nuk e fsheh gëzimin që do t’i bashkohet klubit më të madh në botë. – “Jam shumë i lumtur sepse ëndrra ime u bë realitet", theksoi 21-vjeçari që largohet nga Cruzeiro dhe vjen në Europë ku do të bashkohet me një nga skuadrat më të forta të kontinentit.  Në vijim ai falënderoi klubin brazilian që e përkrahu në aspektin profesional duke i dhënë mundësinë të shfaqte talentin e tij. Kontrata mes Realit të Madridit dhe lojtarit deri në vitin 2020 do të firmoset pas përfundimit të testeve mjekësore dhe më pas Lucas Silva mund të vihet nën urdhrat e trajnerit Carlo Ancelotti. Reali i Madridit derdhi plot 14 milionë Euro në arkën e Cruzeiros për të transferuar në “Santiago Bernabeu” një nga mesfushorët më të talentuar të Brazilit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?