Evropianin e fiton Italia!

Trajneri rumun Mircea Lucescu ka folur për Serinë A dhe “Euro 2020” në një intervistë të dhënë për Tuttosport.

“Italia ishte kampionati i presidentëve ku fiton ai me më shumë para. Tani, që në Serinë A nuk është më e mundur të blihen lojtarë 100 milionësh, po i besojnë trajnerëve që duhet t’i ndërtojnë kampionët e mëdhenj”- tha Lucescu.

“Evropianin do ta fitojë Italia. Deri tani, kombëtarja e Mancini-t është ajo që më ka befasuar dhe argëtuar më shumë. Kanë treguar më shumë se gjithë të tjerat se janë ekip. Italianeve nuk iu del dot para as Franca!”-deklaroi Lucescu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?