Lufta ndaj Koronavirusit, zbulohet shuma e majme e dhuruar nga Leo Mesi dhe Guardiola

Lionel Mesi dhe Pep Guardiola i janë bashkuar nismës të ndërmarë së fundmi, për tiu ardhur në ndihmë spitaleve, për të luftuar Koronavirusin.

Mediat spanjolle raportojnë se si ylli argjentinas ashtu edhe trajneri i Mançester Siti, kanë dhuruar plot 1 milionë euro. Mesi do ta ndajë shumën në një klinikë në Barcelonë, qytetin ku ai është idhull, dhe një tjetër qendër mjekësore në vendin e tij, Argjentinë.

Me këto para, këto subjekte shëndetësore do të jenë në gjendje të blejnë materiale për të përballuar numrin e madh të pacientëve, të cilët do të duhet të trajtohen për shkak të kësaj pandemie. Gjeste këto për t’u përshëndetur nga 2 kampionë si Pep Guardiola dhe Lionel Mesi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?