“Luftë” Ramos-Pique, futbollisti i Barçës akuzohet për “agjitacion e propagandë”

Gerard Pique akuzohet për "agjitacion dhe propagandë kundër popullit spanjoll". E njohur kjo histori për shqiptarët nnën regjimin komunist. Federata Spanjolle e Futbollit momentalisht është në panik, duke qenë se nga momenti në moment mund të shpërthejë një luftë e brendshme mes futbollistëve në Kombëtare. Përpara disa ditësh Sergio Ramos i doli në krah mbrojtësit Gerard Pique përsa i përket temës së fërshëllimave në drejtim të futbollistit të Barçës. Mesa duket kjo mbështetje ekziston vetëm përpara mediave pasi kur bëhet fjalë për në dhomat e zhveshjes, Ramos tregohet tepër i rreptë me 28-vjeçarin.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se ka disa arsye pse mbrojtësi i Realit nuk tenton të rregullojë marrëdhëniet e tij me Pique. Një prej tyre është mënyra se si ky i fundit jep deklarata në gjuhën katalanase në momentet që ndodhet i grumbulluar me Kombëtaren Spanjolle.

Gjithashtu Pique shpesh këndon këngë të cilat ofendojnë popullin spanjoll dhe i del krah personave që vërshëllejnë himnin spanjoll nëpër evente të ndryshme. Ramos është i idesë se njerëzit që fërshëllejnë nuk e bëjnë pa një arsye dhe fakti që Pique në ndeshjet e fundit të luajtura me Spanjën nuk është pritur si duhet e ka një arsye. Sipas 29-vjeçarit të gjithë do të vazhdojnë ta vërshëllejnë Piquen për sa kohë që sjellja e tij jashtë fushe nuk ndryshon. Kjo është një mini luftë mes tyre ku lojtarët e tjerë të Kombëtares Spanjolle kanë zgjedhur anën e tyre. Iniesta, Busquets dhe Fabregas mbajnë anën e Pique ndërsa Mata, De Gea, Carvajal dhe Diego Costa mbështesin Ramos. Pikërisht kjo përçarje ishte frika e Federatës që nuk donte kurrë se si të ndodhte diçka e tillë përpara Europianit të Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?