Lugano blen kartonin e sulmuesit të Vllaznisë, Sebastian Sosa

Ekipi zviceran i Luganos blen kartonin e sulmuesit të Vllaznisë, Sebastian Sosa.  Dy operacione të fundit të klubit të Seria A, Empolit, klubi që kërkonte kartonin e sulmuesit nga Uruguai, duket se dështuan sepse atë e bleu nga Palermo ekipi zviceran i Luganos. Soza  luajti pjesën e parë të këtij sezoni me Vllazninë.  Sulmuesi Sebastian Sosa, 21 vjeç, i huazuar nga Toskanët tek Villaznia, kalon në Lugano. Ai ka shprehur pakënaqësi në Shkodër pasi kërkon kushte më të mira kontrate. Por Sosa do të mbetet në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes dhe do të ndryshojë vetëm pronësinë e kartonit, që më tej i përket ekipit zviceran dhe pritet të largohet me përfundimin e këtij sezoni. Empoli, në radhët e së cilit luan lojtari i kombëtares sonë, Elseid Hysaj, synon edhe Ledian Memushaj, si dhe është pranë rikthimit të Rodrigo Aguirre  nga Udinese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?