Luhet sot finalja e Europa League/ Tottenham dhe United kërkojnë të shpëtojnë sezonin
Europa League po i afrohet fundit të saj dhe finalja e madhe do të luhet mes Tottenham të Postecoglou dhe Manchester United të Amorim, në Bilbao, në stadiumin “San Mamés”. Një derbi anglez që mund të shërbejë si shpëtim për një sezon zhgënjyes për të dyja skuadrat.
Kush fiton, përveçse siguron trofeun, do të sigurojë gjithashtu pjesëmarrjen në Champions League 2025/2026, duke u bërë skuadra e gjashtë nga Premier League që merr pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.
Në renditjen e Premier League, të dyja ekipet kanë pësuar shumë zhgënjime, duke lënë pas vetëm skuadrat e rëna nga kategoria – Southampton, Ipswich dhe Leicester – çka tregon më së miri nivelin e dobët të këtij sezoni. Finalja e Bilbao-s është mundësia e fundit për të larë mëkatet e një viti që përndryshe do të mbetet në kujtesë për arsyet e gabuara. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

