Luigi Di Biaggio në krye Kombëtares shqiptare? Vjen reagimi nga FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me zërat për një akord te FSHF me trajnerin italian Luigi Di Biaggion që të jetë si trajner i kombëtares shqiptare.

Ja reagimi i FSHF:

“Zërat kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e ekipit të futbollit të Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt”- shkruhet në reagimin e FSHF.

SHKARKO APP