Luis Diaz mobilizohet pas tërmetit në Kolumbi: Sot vendi ynë ka nevojë për unitetin tonë!

Futbollisti kolumbian Luis Diaz ka bërë thirrje për solidaritet pas tërmetit të fortë që goditi Kolumbinë të hënën, duke u kërkuar bashkëkombësve të tij të bashkohen për të ndihmuar familjet dhe komunitetet e prekura.

Sulmuesi i Bayern Munichut dhe kombëtares kolumbiane ka bërë të ditur se fondacioni i tij ka nisur një fushatë për mbledhjen e ndihmave, me synim dërgimin e tyre në zonat më të dëmtuara nga tërmeti.

“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë të jemi të bashkuar. Nuk ka rëndësi se ku ndodhemi, të gjithë mund të bëjmë diçka për të ndihmuar. Në fund të fundit, të gjithë veshim të njëjtën fanellë, atë të Kolumbisë”, u shpreh Diaz në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisma e fondacionit të futbollistit përfshin grumbullimin e ushqimeve, materialeve higjienike dhe pajisjeve mjekësore për personat që kanë nevojë për ndihmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikë grumbullimi është vendosur në “Ritz Carlton Hotel” në Barranquilla, i cili i është bashkuar nismës duke ofruar hapësirat për mbledhjen dhe organizimin e donacioneve.

Diaz u ka bërë apel qytetarëve që kanë mundësi të kontribuojnë, duke theksuar se çdo ndihmë, pavarësisht përmasës së saj, mund të bëjë diferencën.

“Nëse keni mundësi të kontribuoni me produkte, materiale apo mbështetje logjistike, çdo ndihmë është e mirëpritur. Çdo kontribut, sado i vogël, është i rëndësishëm”, deklaroi sulmuesi.

Në mesazhin e tij, Diaz shprehu gjithashtu ngushëllimet për familjet që kanë humbur të afërmit nga tërmeti dhe u bëri thirrje të gjithë kolumbianëve të qëndrojnë të bashkuar në këtë moment të vështirë.

“Sot Kolumbia ka nevojë për unitetin tonë”, përfundoi ylli i kombëtares kolumbiane, duke ftuar ndjekësit e tij të kontribuojnë në ndihmë të komuniteteve të prekura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?