Luis Enrique gati të barazojë rekordin e Realit: Synojmë trofeun e tretë radhazi në Champions

Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend të ndalet pas triumfit historik në Champions League. Kampionët në fuqi të Evropës janë gati për një tjetër sfidë, këtë herë në Superkupën e Evropës, ku të mërkurën do të përballen me Aston Villan, fituese të Europa League.

Megjithatë, për trajnerin Luis Enrique, objektivat e PSG-së shkojnë shumë më larg se një trofe i vetëm. Tekniku spanjoll po përgatit skuadrën për një sezon tjetër ambicioz, me synimin e madh për të shkruar sërish historinë dhe për të fituar Champions League për herë të dytë radhazi.

“Për momentin kemi një sfidë unike, diçka pothuajse të paprecedentë në historinë e futbollit evropian. Askush nuk ka fituar tri Champions League radhazi, përveç Real Madridit. Ne mund ta barazojmë këtë rekord. Nuk mendoj se ka ndonjë ekip në Evropë më të motivuar se ne”, deklaroi Luis Enrique.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?