Luis Enrique: I heq kapelen Juventusit, do të fitojnë Champions League
“Ky është futbolli. Ne deshëm të impononim ritëm të shpejtë të lojës me shumë goditje në portë, por sonte (e mërkurë) na mungoi mprehtësia në fazën e sulmit. Ishte një ndeshje e mirë ndërmjet dy skuadrave të mëdha. Unë ia heq kapelën Juventusit. A mund të arrijnë në finale? Ata kanë një trajner të shkëlqyer, lojtarë të shkëlqyer dhe kanë gjithçka që u nevojitet për të fituar Champions League. Duke e thënë këtë, të mos harrojmë se janë edhe skuadrat tjera që janë në nivel të njëjtë me Juventus”, ka deklaruar Enrique.
KOHA JONË SONDAZH

