Luis Enrique: Krenar për skuadrën, humbja ishte e padrejtë
Humbja 0-1 ndaj Liverpool la një shije të hidhur tek kampionët francezë të PSG, të cilët ishin dominues në çdo aspekt ndaj “The Reds-ve”. Zhgënjim që ndjehet edhe tek tekniku Luis Enrique pas ndeshjes, megjithatë spanjolli mundohet ta shohë gotën gjysmë plotë, pavarësisht humbjes.
“Unë jam shumë krenar për skuadrën time, por ndonjëherë futbolli është jo i drejtë. Nuk mendoj se është e vështirë të analizojmë ndeshjen sot. Ishim dukshëm më superiorë se sa Liverpool.
Megjithatë ky ishte vetëm akti i parë, do të provojmë të kualifikohemi në ndeshjen e kthimit, sidomos nëse përsërisim performancën e zhvilluar në ndeshjen e sotme”, deklaroi Luis Enrique.
KOHA JONË SONDAZH

