Luis Henrique drejt largimit? Interi gati të hidhet në sulm për emra të rinj

Interi vazhdon të ndjekë me interes mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones, i cili konsiderohet një nga objektivat kryesorë të klubit për të përforcuar mesfushën me një profil ndryshe nga lojtarët aktualë.

Megjithatë, çdo hap konkret për anglezin varet nga e ardhmja e Luis Henrique. Pas afrimit të Djed Spence, i cili pritet të marrë vendin e titullarit në krahun e djathtë, hapësirat për brazilianin janë ngushtuar ndjeshëm. Në krahun e majtë, Interi ka tashmë Federico Dimarco dhe Carlos Augusto, çka e bën edhe më të vështirë gjetjen e minutave për 24-vjeçarin.

Sezonin e kaluar, Luis Henrique zhvilloi 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke përfituar edhe nga mungesa e Dumfries për shkak dëmtimi, por këtë edicion situata pritet të jetë ndryshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma mbetet një nga klubet e interesuara për brazilianin, edhe pse aktualisht drejtuesit verdhekuq janë të fokusuar te afrimi i një lojtari me tipare më sulmuese, duke lënë në pritje bisedimet me Interin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse Luis Henrique transferohet, Interi do të krijonte hapësirën financiare për të tentuar afrimin e Curtis Jones. Përveç mesfushorit të Liverpoolit, zikaltërit po vlerësojnë edhe mundësinë e blerjes së një lojtari tjetër ofensiv, me kosto më të ulët, i aftë të aktivizohet në të dy krahët dhe të shtojë alternativat në repartin sulmues.

Për momentin, merkatoja e Interit mbetet e lidhur ngushtë me të ardhmen e Luis Henrique, largimi i të cilit mund të hapë rrugën për lëvizje të rëndësishme në skuadrën zikaltër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?