Luiza Gega arrin një tjetër sukses, shpallet kampione e Ballkanit

Luiza Gega arrin një tjetër sukses në pistë dhe fiton medalje të artë. Ajo u shpall kampione e Ballkanit në eventin e organizuar në Kraiova të Rumanisë.

Atletja shqiptare vendosi edhe një rekord kampionati në garën e 3000 metrave me pengesë me kohën 9 minuta 17 sek 91 të qindta. Kjo është koha e dytë më e shpejtë e realizuar deri më tani nga atletja shqiptare.

“Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës. Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë dhe mbështesin rrugëtimin tim”, shkruan në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?