Luiza Gega, e ftuara e veçantë e Presidentit Nishani

Nënkamponia e Europës në atletikë, Luiza Gega sot ka patur një takim të veçantë. Ajo ka qenë e ftuara e nderit e Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Luiza Gega, e cila pak ditë më parë u shpall kampione e Europës  në atletikë, garë e cila u zhvillua në Amsterdam të Holandës, së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi.

Por pas ardhjes së saj në atdhe u vu re një pjesëmarrje e vakët e politikës shqiptare ku pas reagimit në media dhe në rrjete sociale, qeveria ”u detyruara”, për ti akorduar asaj dhe trajnerit, një shpërblim mëse të merituar.

Gjatë këtij takimi të përzemërt Presidenti Nishani, e përgëzoi atleten shqiptare për rezultatet e shkëlqyera të arritura në garat ndërkombëtare, e siguroi sportisten Gega për rritjen e vëmendjes dhe mbështetjen nga institucionet shtetërore në mënyrë që sporti shqiptar të vazhdojë të përfaqësohet në mënyrë sa më dinjitoze dhe krenare anembanë botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pranishëm në këtë takim ishte dhe trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?