Luiza Gega fiton medalje bronzi në “Lojërat Olimpike Botërore 2019”
Luiza Gega ka arritur një performancë fantastike në ‘Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore 2019’ në Wuhan të Kinës.
Atletja shqiptare, Luiza Gega ka fituar medaljen e bronztë duke u renditur e treta në garën 3000 metra me pengesa.
Në vendin e dytë u rendit sllovenia Mismas Marusa, ndërsa medalja e artë shkoi për Katarin që u përfaqësua nga Yavi Winfred.
Lojërat e 7-ta Ushtarake Botërore, u hapën më 19 tetor nga Presidenti kinez Xi Jinping në qytetin kinez Wuhan. Gjatë 10 ditëve, 9308 atletë ushtarakë nga 109 shtete anëtare të CISM do të garojnë në 27 disiplina në një rekord me 329 ngjarje sportive.