Luiza Gega vendos një rekord të ri Kombëtar në garën e 10 mijë metrave

Luiza Gega vendos të ri kombëtar në garën e 10 mijë metrave, duke dhënë kohën 32’31”. Ajo e ka përmirësuar me 60 sekonda (1 minutë) rekordin e mëparshëm që mbahej po nga Gega.

Në stadiumin “Elbasan Arena” po zhvillohen garat e Kampionatit Kombëtar të Atletikës, aty ku atletja kuqezi ka shkëlqyer me paraqitjen e saj. Gega ka konfirmuar edhe një herë formën e saj të shkëlqyer, duke dominuar në garat e mesme dhe të gjata. Në postimin e saj në faqen zyrtare në “Instagram”, Luiza Gega komenton:

“Gara e parë sezonale në këtë verë të vakët startoi me një rekord kombëtar në 10 mijë metra. Trajneri më kërkoi të bëja një stërvitje, ku rezultoi përmirësimi i rekordit kombëtar me 60 sekonda, duke vendosur kohën e re 32’31. U ndjeva jashtë mase mirë në 5000 metrat e dyta të garës, ku isha e shpejtë dhe në vijën e nishit ndihesha ende e freskët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se nuk e di nëse do të më jepet mundësia të garoj në eventet ndërkombëtare këtë vit, stërvitja ime do të vijojë, për t’u bërë më e fortë dhe e shpejtë në vitin 2021”, ka shkruar Gega që ka siguruar një vend për në Lojërat Olimpike “Tokyo 2021”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?