Luiza Gegën e detyrojnë të udhëtojnë me limuzinë, një show për foto(FOTO)
Lajmi që Luiza Gega u shpall nënkampione Europe në garën e 3 mijë metrave me pengesa, padyshim i gëzoi të gjithë. Mbrëmë teksa Gega u prit në aeroportin Rinas pas kthimit nga Amsterdani, diçka e pazakontë dhe një surprizë e pahijshme u server për të.
Fjala është për atë që në rrjetet sociale po quhen si ofendim dhe ‘tallje’ ndaj sportistes. Dy foto janë publikuar në facebook nga lëvizja “Qytetarët për parkun”, ku shfaqen prapaskenat e pritjes së atletes Luiza Gega në aeroportin e Rinasit.
Në foton e parë shfaqet atletja në limuzinë ndërkohë që 500 metra më tej ajo del nga makina dhe vijon udhëtimin pa mjetin luksoz.
“Si e shfrytëzon për show Presidenti i Federatës se Atletikes Gjergj Ruli figurën e sportistes kampione duke e hipur në limuzinë para kamerave dhe duke e zbritur prapë 500 metra me tutje. As rrugën deri në shtëpi nuk i paguajnë”, shkruhet në postimin e lëvizjes “Qytetarët për Parkun”.
Atletja shqiptare u kthye nga Amsterdami, ku u shpall nënkampione Europe në garën e 3 mijë metrave me pengesa.

KOHA JONË SONDAZH

