Luka Modric, futbollisti me më shumë trofe të fituar në historinë e Realit

Fitimi i Kupës Interkontinentale, e ka bërë mesfushorin Luka Modric, si futbollistin me më shumë trofe të fituar në historinë e Real Madrid.

Kroati numëron 28 trofe të fituar me fanellën e Real Madrid, duke lënë pas emra si Dani Carvajal, Nacho, Marcelo dhe Benzema.

Në moshën 39-vjeçare, Modric vazhdon të shkruajë emrin e tij me gërma të arta në historinë e klubit madrilen.

Kujtojmë se futbollisti veteran, është pjesë e Realit nga viti 2012, ndërsa përflitet se mund të largohet në fund të këtij sezoni.

SHKARKO APP