
Romelo Lukaku ka një marrëdhënie të veçantë me trajnerin Antonio Conten. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi belg nuk i ka kursyer fjalët e mira për strategun italian.
“Për mua është një mentor, një baba, ne të dy e kuptojmë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur. Të luash për të është realizimi i një ëndrre. Duhet të përmirësohemi, Conte është trajneri i duhur për ta bërë këtë.
Humbja ndaj Sevillas? Nuk kam folur katër ditë pas asaj ndeshjeje, ishte një moment shumë i vështirë në aspektin personal. Por pastaj u zgjova dhe i thashë vetes: mund të humbasësh, por vetëm për të mësuar se si të fitosh.
Vitin e kaluar kemi bërë mirë, por nëse ka diçka për të përmirësuar, duhet të ndodhë në cilësi dhe përvojë. Pra, ardhja e Vidalit është shumë e rëndësishme për ne. Nuk mund të fitosh shumë dhe përballë skuadrave të ndryshme nëse nuk ke lojtarë të nivelit të lartë”, deklaroi sulmuesi belg.
