Lukaku drejt Fenerbahçes, sulmuesi jep dritën jeshile pritet marrëveshja me Napolin

Transferimi i Romelu Lukakut te Fenerbahçe duket gjithnjë e më pranë, por ende nuk është arritur marrëveshja mes dy klubeve. Pengesa kryesore mbetet diferenca financiare, pasi Napoli kërkon 12 milionë euro për sulmuesin belg, ndërsa klubi turk është gati të ofrojë maksimumi 8 milionë euro.

Oferta e parë e Fenerbahçes, prej 6 milionë eurosh, është refuzuar nga Napoli. Megjithatë, negociatat kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes së së shtunës, me të dyja palët që synojnë ta mbyllin transferimin brenda 48 orëve.

Napoli pret tashmë një ofertë të re dhe më bindëse nga klubi turk, e cila mund të jetë vendimtare për arritjen e marrëveshjes. Klubi italian shpenzoi rreth 30 milionë euro, plus bonuse, për ta transferuar Lukakun nga Chelsea në verën e vitit 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në anën tjetër, marrëveshja me futbollistin duket e arritur. Lukaku ka pranuar kushtet e Fenerbahçes për një kontratë dyvjeçare, me një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon, plus bonuse. Sulmuesi belg ka preferuar të vijojë karrierën në Europë, duke refuzuar më herët oferta nga Arabia Saudite dhe MLS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Largimi i Lukakut do t’i hapte rrugë Napolit për të tentuar transferimin e Gabriel Jesus nga Arsenali. Sulmuesi brazilian ka kontratë me klubin londinez deri në qershor 2027, por ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Interesimi i Napolit për Jesus është konkret, ndërsa agjenti i tij, Giovanni Branchini, është parë së fundmi në grumbullimin e skuadrës italiane, duke shtuar zërat për një lëvizje të mundshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?