Lukaku shënon, provokon tifozët amerikanë dhe feston me “Trump Dance” pas triumfit të Belgjikës
Romelu Lukaku vulosi fitoren e Belgjikës ndaj Shteteve të Bashkuara me rezultatin 4-1, duke realizuar golin e katërt në minutën e 93-të të ndeshjes.
Sulmuesi belg nuk u mjaftua vetëm me golin, por tërhoqi vëmendjen edhe me mënyrën e festimit. Menjëherë pas realizimit, Lukaku vendosi duart pas veshëve, si për t’iu përgjigjur kritikëve, ndërsa më pas bëri me dorë gjestin që simbolizon “shumë llafe”, duke u kthyer drejt tribunave të stadiumit.
Pak çaste më vonë, ai u bashkua me shokët e skuadrës pranë flamurit të këndit, ku futbollistët belgë festuan së bashku duke imituar “Trump Dance”, vallëzimin karakteristik të presidentit amerikan Donald Trump, i cili është bërë i njohur në botën e futbollit falë kapitenit të SHBA-së, Christian Pulisic.
Festimi i belgëve u interpretua nga shumë si një tallje ndaj ekipit amerikan dhe tifozëve vendas, duke i dhënë suksesit të Belgjikës një tjetër dimension përtej rezultatit në fushë.
KOHA JONË SONDAZH

