Luuk de Jong si mjafton Barcelonës, ndalet ndaj Granadës (VIDEO)
Barcelona bën një tjetër hap falas në La Liga, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Granadës, në duelin e vlefshëm për javën e 20-të në La Liga.
Edhe pse është kritikuar shumë, Luuke de Jong ishte protagonist për ekipin e Xavit. Në minutën e 57-të ai shënoi një gol me shumë peshë me një goditje të saktë me kokë brenda zonës.
Granada tentoi të reagonte, ndërkohë që Barcelona humbi Gavin në minutat e fundit pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë. Largimi i tij ndikoi jo pak, teksa në fundin e kohës së rregullt, vendasit do të gjenin barazimin me Puertas. Ky barazim e mban Barcelonën në vendin e 6-të me 32 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/