Lyon mposht PSG në Ligue 1, “ndizet” gara për titull
Paris Saint-Germain ka pësuar një humbje surprizuese 2-1 në shtëpi përballë Lyon-it, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit francez, e zhvilluar në “Parc des Princes”.
Miqtë e nisën takimin në mënyrë të shkëlqyer, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Endrick Felipe. Lyon vijoi dominimin dhe dyfishoi shifrat në minutën e 18-të falë realizimit të Afonso Moreira.
Paris Saint-Germain pati mundësinë të rikthehej në lojë në minutën e 33-të, por Gonçalo Ramos gaboi nga pika e bardhë, duke humbur një penallti të rëndësishme.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të shënojnë golin e vetëm të takimit në minutat shtesë, konkretisht në 90+4, me anë të Khvicha Kvaratskhelia.
Pavarësisht përpjekjeve në fund, kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Me këtë fitore, Lyon ngjitet në kuotën e 54 pikëve dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Paris Saint-Germain mbetet në krye të renditjes me 63 pikë, 1 më shumë se Lens.
KOHA JONË SONDAZH

