Macron uron Spanjën: Humbja është e vështirë, por Franca ka një të ardhme të ndritur!
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar pas humbjes së Francës ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke përgëzuar “Furitë e Kuqe” për kualifikimin në finale dhe duke shprehur mbështetjen e tij për kombëtaren franceze.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Macron shkroi: “Urime Spanjës për këtë kualifikim. Faleminderit ‘Bluve’ që mbrojtën me përkushtim ngjyrat tona. Humbja e kësaj mbrëmjeje është e vështirë për t’u pranuar, por kjo skuadër është e re dhe ka një të ardhme të madhe përpara.”
Franca u eliminua nga Spanja në gjysmëfinale, duke i dhënë fund ëndrrës për të fituar titullin botëror, ndërsa Spanja siguroi një vend në finalen e turneut. Macron vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e futbollistëve francezë, duke shprehur besimin se kjo gjeneratë do të ketë sukses në të ardhmen.
KOHA JONË SONDAZH

