Mahniti kundër Juves, zbulohet oferta bombastike e Napolit për Kumbullën

Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon fantastik me Hellas Veronën në Serie A.

Qendërmbrojtësi shqiptar e konkretizoi formën e shkëlqyer që po kalon edhe në sfidën e fundit ndaj Juventusit të cilën Verona e fitoi me shifrat 2-1. Sipas medieve italiane dhe më konkretisht Gazzetta Dello Sport, Kumbulla tashmë vlerësohet 30 milionë euro dhe për të marrë shërbimet e tij ka nisur një luftë e ethshme mes klubeve më të mëdha të Europës.

Për momentin Napoli është klubi i vetëm që ka bërë hapa konkretë për 20-vjeçarin shqiptar duke i ofruar Veronës 21 milionë euro plus 4 të tjera në formë bonusi. Ndërkohë ekipet e tjera që kanë shprehur interes për shqiptarin janë edhe Interi, Juventusi, Lazio dhe klubet e Manchetserit në Premie League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?