“Makthet” e De la Fuentes para finales, një helikopter dhe kujtimi i hidhur me Messin

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka zbuluar një nga shqetësimet e tij para finales së madhe të Kupës së Botës 2026. Tekniku spanjoll pranoi se udhëtimi me helikopter drejt qendrës stërvitore dhe kthimi me të njëjtën mënyrë i kanë shkaktuar pak ankth. “Jam pak nervoz, sepse do të kthehemi në hotel me helikopter. Erdhëm këtu me helikopter dhe do të kthehemi përsëri në të njëjtën mënyrë”, tha de la Fuente në konferencën për shtyp.

Në fokusin kryesor, megjithatë, është përballja me Argjentinën dhe Lionel Messin. Trajneri spanjoll tregoi një episod nga koha kur drejtonte të rinjtë e Sevillas, duke kujtuar një ndeshje ku u përpoq ta ndalte yllin argjentinas me markim të afërt. “Për 70 minuta Messi nuk bëri asgjë, por pasi lojtari që e mbulonte u zëvendësua, ai na shënoi katër gola”, rrëfeu ai.

Pavarësisht kësaj, de la Fuente bëri të qartë se Spanja nuk do të vendosë një lojtar të posaçëm për të ndjekur Messin në finale. “Ne do të luajmë si skuadër. Edhe Argjentina duhet të ketë kujdes nga lojtarët tanë”, deklaroi trajneri. Ai konfirmoi gjithashtu se Lamine Yamal është në gjendje të mirë dhe gati për finalen, ndërsa zbuloi se ka marrë këshilla nga Vicente del Bosque, trajneri që udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Botërorin 2010.

Swiss Digital Desktop Reklama

De la Fuente vlerësoi edhe Lionel Scalonin, duke thënë se të dy ndajnë të njëjtat vlera dhe ide për futbollin. “Pres një finale të madhe”, përfundoi trajneri i Spanjës. Spanja hyn në këtë përballje me një seri prej 37 ndeshjesh pa humbje. Finalja ndaj Argjentinës do të luhet të dielën në orën 21:00, sipas kohës së Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?