Maldini flet për koronavirusin: Nuk është një grip, kam humbur shijen!

Paolo Maldini tregon për herë të parë eksperiencën e hidhur që ka përjetuar me koronavirusin, pandeminë ku doli pozitiv para disa javësh, por që arriti që ta mposhtë. Në një lidhje direkte me Tottin, Del Pieron dhe Zanettin, ai ka shpjeguar se është diçka shumë ndryshe nga një grip i zakonshëm.

“Kam provuar që të stërvitem në palestër, por pas 10 minutash dorëzohesha. Ne duhet ta mposhtim këtë virus sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mënyra e vetme për ta bërë është të shmangim kontaktet personale dhe të mendojmë për të mirën e përbashkët. Vetëm në këtë mënyrë do të kthehemi së shpejti në jetën tonë të përditshme.

Për fat të mirë tani jam mirë, pavarësisht se kam humbur shijen dhe ndjesinë për aromën. Nuk është një grip normal. E njoh trupin tim, një atlet e njeh veten. Është një virus i ri, fiziku lufton kundër një armiku qe ai nuk e njeh. Parimet janë veçanërisht te forta. Çfarë simptomash kam pasur? Dhimbje ne nyje dhe muskuj, temperaturë mbi 38 e gjysmë. Unë u trajtova vetëm me takipirinë. Nuk kam marrë antiviral sepse nuk kam pasur kurrë vështirësi në frymëmarrje”, deklaroi Maldini. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP