Maldini shpërthen ndaj Ragnick: Para se të mësojë italishtë, duhet të respektojë

Ralf Ragnick pritet që të marrë drejtimin e Milanit nga kjo verë, por kjo gjë ka shkaktuar shumë pakënaqësi në skuadrën italiane. Gjermani ka kërkuar fuqi të plota menaxheriale për të pranuar rolin e trajnerit në klubin kuqezi. Diçka që nuk i ka pëlqyer aspak Paolo Maldinit, i cili e ka sulmuar ashpër.

“Duke qenë se nuk kam folur kurrë me Rangnick, nuk e kuptoj se çfarë bazash kanë deklaratat e tij. Gjithashtu nuk i kuptoj ato, sepse pronari nuk më ka thënë kurrë asgjë për të. Megjithatë, për mendimin tim, duhet dhënë disa konsiderata. Trajneri gjerman, duke folur për një rol me fuqi të plota menaxheriale, si në aspektin sportiv, ashtu edhe atë teknik, “pushton” fushat ku profesionistët punojnë me kontrata të rregullta.

Përpara se të mësojë italisht, ai duhet të rishikojë konceptet e përgjithshme të respektit, pasi ka kolegë që, përkundër vështirësive të shumta të momentit, po mundohen ta mbarojnë sezonin në një mënyrë shumë profesionale, duke e vendosur të mirën e Milanit para krenarisë së tyre profesionale”, u shpreh Maldini.

SHKARKO APP