Maldini vendos të ardhmen e tij te Milan
Paolo Maldini kontrata e të cilit si drejtor teknik i Milanit skadonte sot, ka vendosur të rinovojë për dy vite të tjera, duke i dhënë fund një telenovele që mbajti në ankth tifozerinë kuqezi përgjatë gjithë muajit qershor.
Legjenda e Milanit do të vijojë të merret me aspektin sportiv të klubit, së bashku me drejtorin sportiv Frederic Massara.
Pas arritjes së marrëveshjes, Maldini tha se “Pritëm deri në fund, por erdhi rinovimi. Jemi pak vonë me merkaton, por do të rekuperojmë. Jam shumë i lumtur”.