Mamurrasi 10 gola, Tërbuni ndalet, Bylis i lë kreun Lushnjës

Java e 24-ët e Kategorisë së Parë ka sjellë rezultate të papritura. Gjithashtu një fitore tenistike 10-0, ashtu si ajo e javës së kaluar mes Bylisit dhe Tomorit. Mamurrasi në Grupin A  ka mposhtur me të njëjtin rezultat në shtëpi Veleçikun. Kjo fitore Mamurrasit i jep shpresë, pasi edhe rivalët e Tërbunit janë ndalur në barazim 0-0 ndaj Ilirisë në një ndeshje të mbushur me tension ku janë nxjerrë 6 kartonë të kuq. Pukjanët pretendojnë se Mamurrasi "pagoi" Ilirinë që të luante ashpër dhe të frenonte ekipin e tyre, madje akuzojnë edhe gjyqtarin e ndeshjes. Diferenca pas këtyre rezultateve, me vendin e parë është vetëm 2 pikë. Ndërkohë Besëlidhja ka realizuar në minutën e fundit të lojës, duke e mbyllur takimin me fitore minimale 0-1.

Në Grupin B spikat fitorja në transfertë e Lushnjës ndaj Tomorit me rezultatin, 1-0. Golin për lagunarët e shënoi Mikel Canka. Bylis humbi me Sopotin 3-2, duke lënë kryesimin. Edhe kjo ndeshje ishte e tensionuar dhe e kontestuar. Ballshiotët pas ndeshjes pretendojnë gjithashtu se Sopoti aktivizoi jë lojtar të s'kualifikuar, ndaj duan tre pikët në ttavolinë. Gjithsesi Lushnja në kuotën e 47 pikëve, tashmë marshon e vetme drejt Superiores.

Kategoria e Parë/ Java e 24-ët

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi A-Sot

Swiss Digital Mobile Reklama

Mamurrasi-Veleçiku           10-0

Shënues:  Voci 5’, Tushe 14′, Tanushi 16’, 19’, Karapici 27’, Feliks 75’, Bytyçi 78’, Pino 80’, Beqiri 85’,  Ndreca 89’

Burreli-Besëlidhja             0-1

Iliria-Tërbuni                       0-0

Kamza-Ada                          2-0

Shënues: Mehmeti 5’ (11-m), Blloku 35’

Besa – Kastrioti                 2-1

Shënues: Sallaku 75’ / Stiven 27’

Klasifikim

Tërbuni              62

Mamurarsi         60          

Besëlidhja         59

Burreli               31

Iliria                   27          

Kastrioti            25          

 Kamza              25          

Ada                   21          

Besa                 20

 Veleçiku           11

 

 

 

Grupi B-Sot

Butrinti-Naftëtari         0-0

Sopoti-Bylis             3-2

Shënues: Berdufi 8’, Dhima 43′, Polisi 90’/ Dhrami 54’, Pepa 87’

Tomori-Lushnja       0-1

Shënues: Canka 85’

Pogradeci-Luftëtari 0-0

Dinamo-Shkumbini 0-0

 

Klasifikimi

Lushnja               47

Bylis                   44

Butrinti               41

Sopoti                 36

Dinamo               29

Shkumbini           27

Pogradeci           26

Tomori                 26

Luftetari              25

Naftëtari              23

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?