Mamurrasi mundet 3-0 nga Partizani, Besëlidhja “sulmon” Tërbunin
Mamurrasi, ndonëse e humbi miqësoren me Partizanin, 3-0, beson se është në udhën e duhur, për përmbushjen e objektivit në fund të këtij sezoni. Trajneri Stavri Nica në këtë miqësore testoi më tepër disa lojtarë që ai mendon se i duhen për pjesën e dytë të garës. Portieri Sejdo është në provë, ndërsa ka marrë konfirmimin Bytyç. Mamurrasi nuk e ka mbyllur merkaton, ndërkohë që miqësorja e së premtes mbyllet me fitoren e te kuqve. Kjo miqësore është luajtur paraditen e së premtes në Kompleksin “Tirana Internacional” në Pezë. Autorë të golave për Partizanin ishin serbi Raçiç, i cili shënoi me një 11- metërsh dhe një dygolësh e realizoi Vatnikaj. Në Kategorinë e Parë, në Grupin A, ku bën pjesë Mamurrasi, i duhet të fitojë betejën me ekipet e tjera rivale për kreun, si Tërbuni i Pukës dhe Besëlidhja e Lezhës. Besëlidhjes, i janë bashkuar së fundmi edhe dy futbollistë të tjerë, portieri Bejte dhe mesfushori Bekim Erkoçeviq, që vijnë nga ekipi rival i Tërbunit, dhe i kanë hedhur firmat e tyre në kontratë me klubin lezhjan. Po ashtu pritet që t’i bashkohet Besëlidhjes edhe sulmuesi serb, Kosta Bajiç. Presidenti Gjok Noka është shprehur i vendosur për të mos u ndalur në blerjet e janarit deri kurë skuadra të kompletohet ashtu siç duhet.
KOHA JONË SONDAZH

