Man.City likuidon 1-2 Nottinghamin në udhëtim dhe merr kreun e Premier League

Premier League e futbollit në Angli vijon sot me ndeshjet e raundit të 18-të. Në “City Ground”, vendasit e Nottingham u mposhtën 1-2 nga Manchester City. “Qytetarët” e Pep Guardiolës morën tri pikë me peshë dhe pas gjashtë fitoreve radhazi e shohin veten për momentin në krye të renditjes.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka u vendos në fraksionin e dytë të sfidës. Ishte Tijani Reijnders në minutën e 48-të që kaloi në epërsi Man. Cityn, para se Omari Hutchinson në minutën e 54-t të vendoste ekuilibrat.

Pas golit të pësuar ekipi i Guardiolës shtyu në sulm dhe ia doli të gjente golin me vlerën e tri pikëve shtatë minuta para fundit me Rayan Cherki. Festa ishte legjitime për miqtë që janë në rrugën e duhur për titullin kampion, ndërsa tanimë presioni është në anën e Arsenalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Premier League, raundi 18-të:

Swiss Digital Mobile Reklama

E shtunë, 27 dhjetor 2025

13:30 Nottingham 1-2 Manchester City

16:00

Arsenal – Brighton

Brentford -Bournemouth

Burnley – Everton

Liverpool – Wolves

West Ham – Fulham

18:30 Chelsea – Aston Villa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?