Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Manaj: Duam tri pikët ndaj San Marinos, s’ka rëndësi kush shënon

Sporti E hënë, 5 Tetor 2026 17:29
Manaj: Duam tri pikët ndaj San Marinos, s’ka rëndësi kush shënon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës në Helsinki, Shqipëria kërkon të reagojë menjëherë dhe të rikthehet te fitorja në sfidën e radhës përballë San Marinos.

Në prag të kësaj përballjeje, sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, theksoi se kuqezinjtë duhet të hyjnë në fushë me një qasje agresive, me synimin për ta vendosur ndeshjen nën kontroll që në minutat e para.

“Me San Marinon varet si e marrim ndeshjen. Është një ekip shumë më i dobët se ne, por duhet parë se si do të shkojnë gjërat në fushë. Do të futemi që ta mbyllim direkt ndeshjen dhe të marrim tri pikët”, u shpreh Manaj.

Sulmuesi shqiptar theksoi se statistikat kanë më pak rëndësi për ekipin, pasi fokusi kryesor është te realizimi i golave dhe puna në aksionet sulmuese.

“Për ne e rëndësishme është që të bëjmë gola. Punojmë në aksione. Shpresoj të kemi fat dhe t’ju bëjmë të lumtur duke i shënuar golat me aksione”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Manaj foli edhe për trajnerin dhe idetë e tij, duke nënvizuar se skuadra po përshtatet gjithnjë e më shumë me kërkesat e stafit teknik.

“Besoj se trajneri ka shumë pak kohë, por idetë i ka të qarta. Të gjithë lojtarët e ndjekin. Absolutisht që çdo kohë që kalon është më mirë për ne. Shpresoj të jemi 100% kur të fillojnë kualifikueset e Europianit”, u shpreh sulmuesi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I pyetur për objektivin personal, Manaj u shfaq i qartë se prioriteti është suksesi i skuadrës dhe jo golat e tij.

“Sa më shumë gola të bëjmë, aq më të lumtur do të jemi. Duhet të futemi në fushë duke menduar që të shënojmë që nga fillimi. Gjëja më kryesore është që të sulmojmë fort e ta mbyllim ndeshjen”, deklaroi ai.

Mund t'ju interesojë

Partizani rigjen fitoren në Superiore, mposht Teutën në “Niko Dovana”

Partizani rigjen fitoren në Superiore, mposht Teutën në “Niko Dovana”

Para 7 orësh
Spalletti shpërthen pas fitores: Kush po i bën presion Juventusit?

Spalletti shpërthen pas fitores: Kush po i bën presion Juventusit?

Para 12 orësh
Dinamo shtanget në “frymën e fundit” nga Vora, i shpëton nga dora fitorja

Dinamo shtanget në “frymën e fundit” nga Vora, i shpëton nga dora fitorja

Para 12 orësh

Në fund, Manaj vlerësoi atmosferën brenda grupit të Kombëtares, duke theksuar se konkurrenca dhe bashkëpunimi mes lojtarëve janë në nivele të mira.

“Grupi është shumë i mirë. Është përmirësuar shumë. Çdo lojtar që do të luajë, do më të mirën e ekipit. Jam i lumtur që të luaj me cilindo lojtar”, tha Manaj.

Sa i përket dëshirës për të shënuar, sulmuesi pranoi se do të dëshironte ta gjente rrjetën ndaj San Marinos, por theksoi se më e rëndësishmja është marrja e tri pikëve.

“Dëshira do të ishte e madhe që ta thyeja në këtë ndeshje. Rëndësia është që të marrim tri pikë. Pastaj kush i bën golat, s’ka rëndësi. Tani gjërat po ecin shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojnë kështu”, përfundoi Manaj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 4 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 5 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 5 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 5 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 5 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 5 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

3 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 5 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 5 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.