Manaj në super formë, shënon kundër Besiktasit në Turqi (VIDEO)
Sporti E Diel, 28 Janar 2024 15:10
Rey Manaj shënon golin e radhës në Superligën turke. Sulmuesi lushnjar zhbllokoi përballjen Sivasspor-Besiktas, duke kaluar vendasit në avantazh.
Në minutën e 6-të, sulmuesi shqiptar lësho një të majtë nga distanca, teksa topi nuk u grushtua siç duhet nga portieri i Besiktasit.
Avantazh i rëndësishëm për Sivassporin dhe goli numër 11 në kampionat për Manajn, i cili vijon të jetë në formë shumë të mirë sportive.
KOHA JONË SONDAZH

