Manaj nuk di të ndalet, shënon dy gola të tjerë në Turqi (VIDEO)

Rey Manaj nuk ndalet, madje po përjeton sezonin më të mirë në karrierë. 26-vjeçari i Sivaspor vijon të shënojë në Superligën turke.

Sulmuesi shënoi dy gola në harkun e 7 minutave, duke i dhënë skuadrës avantazhin e përkohshëm 2 me 0. Të dy rrjetat erdhën pas ekzekutimit të saktë të penalltive të akorduara.

Megjithatë, Sivaspor nuk arriti ta menaxhonte si duhej lojën dhe në fund, Gaziantep arriti ta barazonte ndeshjen. Me dopietën e realizuar, Rey Manaj ngjitet në kuotën e 14 golave të shënuar në këtë sezon në të gjitha aktivitetet, nga të cilët 10 në elitën e futbollit turk.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?