Manaj protagonist, Asllani debuton me eurogol

Një tjetër javë pozitive për futbollistët shqiptarë në arenat ndërkombëtare, me disa prej tyre që u shquan me gola dhe paraqitje të mira.

Rey Manaj ishte protagonist në Turqi, duke dhënë një asist dhe shënuar në fitoren 2-1 të Sivassporit ndaj Antalyasporit. Gol realizuan gjithashtu Kristjan Asllani në debutimin me Al Jazira, Ernest Muçi me Trabzonsporin dhe Taulant Seferi me Kayserisporin.

Në Itali, Cristian Shpendi vazhdoi serinë pozitive, duke shënuar për të tretën ndeshje radhazi me Cesenën. Ndërsa në Zvicër, Bujar Pllana u bë heroi i Grasshopper, duke realizuar në minutën e 96-të golin e barazimit 2-2 ndaj Zürich.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fushë u aktivizuan edhe Strakosha, Gjimshiti, Cake, Pilo, Ramadani, Laçi, Hoxha, Ismajli, Daku dhe Broja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?