Manaj shpërthen në pjesën e dytë, shënon dopietë me Sivassporin

Rey Manaj ishte protagonisti kryesor i Sivassporit, duke realizuar dy gola që i dhanë mundësinë skuadrës turke të rikthehej në baraspeshë në përballjen ndaj Mardinit.

Sulmuesi shqiptar mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në minutën e 62-të dhe nuk gaboi nga pika e bardhë, duke ngushtuar diferencën. Dhjetë minuta më vonë, Manaj goditi sërish, këtë herë me kokë, pas një krosimi të Kapacakut, duke vendosur shifrat në barazim.

Dopieta ishte një sinjal i rëndësishëm për 29-vjeçarin, i cili pritet të ketë një rol kyç te Sivasspor këtë sezon. Pas rikthimit te klubi turk, Manaj ka nisur të tregojë menjëherë peshën e tij në repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Performanca e tij rrit edhe më shumë pritshmëritë për një sezon ku sulmuesi kuqezi synon të jetë ndër figurat kryesore të ekipit dhe të rikthehet në nivelet më të larta të golashënimit në futbollin turk.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?