Mançester Junajtid, një ofertë e “çmendur” për Neymar
Një ofertë e çmendur vjen nga Premier League, më konkretisht nga Mançester Junajktid dhe mund të tundojë Barcelonën. Sipas mediave britanike, Junajtid është gati të bëjë të paimagjinueshmen, të paguajë klauzolën prej 190 milionë eurosh për ta shkëputur sulmuesin brazilian nga klubi katalanas.
Aktualisht Barça dhe Neymar janë në fazën e fundit të bisedimeve për nënshkrimin e kontratës së re. Djajtë e Kuq ende nuk kanë nisur kontaktet me futbollistët, por duket se janë të vendosur për t’u paguar kampionëve në fuqi të Spanjës të gjithë shumën e klauzolës që është e shënuar në kontratën aktuale.
Kjo situatë favorizon 23-vjeçarin, që synon rritje të pagës për t’iu afruar shumës që përfiton Lionel Messi, çka do ta bënte të ndihej gjithnjë e më shumë lider i skuadrës.
Megjithatë, te Barcelona për momentin nuk u kushtojnë shumë vëmendje zërave të merkatos, madje drejtuesit blaugrana janë të sigurtë se marrëveshja e re me Neymar do të firmoset në ditët në vazhdim.
Mediat braziliane këmbëngulin se Barça ka refuzuar një ofertën e parë prej 175 milionë euro të Mançester Junajtid, e konfirmuar edhe nga babai nga Neymar, i cili është shprehur se klubi nuk ka ndërmend ta shesë.
KOHA JONË SONDAZH

