
Manchester City ka bërë një ofertë për Josko Gvardiol, një nga futbollistët më të spikatur në Kupën e Botës me kombëtaren e Kroacisë.
Siç raportohet nga Footmercato, propozimi i klubit anglez mund të rritet në 110 milionë euro dhe përfshin 20% në shitjen e ardhshme. Synimi është bllokimi i mbrojtësit në dimër dhe më pas transferimin e tij në fund të sezonit nga Leipzig.
Guardiola tashmë ka folur me të për transferimin e mundshëm dhe projektin e klubit, ndërkohë që dhe klubet kanë pasur takim mes tyre për të diskutuar për detajet e marrëveshjes. /R.Lika-Koha Jonë/
