Manchester City bën gati 120 milionë euro për Enzo Fernandez
Manchester City po përgatitet për një ndryshim të rëndësishëm në mesfushë, pasi e ardhmja e Rodrit duket gjithnjë e më larg klubit anglez. Spanjolli raportohet se është pranë një transferimi te Barcelona, ndërsa kampionët anglezë kanë nisur të kërkojnë zëvendësuesin e tij.
Në krye të listës së dëshirave të Cityt është Enzo Fernandez, mesfushori argjentinas i Chelsea-t. Interesimi lidhet edhe me trajnerin Enzo Maresca, i cili e njeh shumë mirë 2001-shin nga periudha e tij në Londër.
Maresca e vlerëson maksimalisht Fernandez dhe e konsideron atë profilin ideal për të marrë përsipër rolin e Rodrit në mesfushën e Manchester Cityt. Dyshja ka pasur një raport të mirë pune gjatë kohës së tyre te Chelsea, ndërsa trajneri italian e njeh nga afër potencialin e argjentinasit.
Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Chelsea e konsideron Fernandez një lojtar qendror në projektin e klubit dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht prej tij.
Sipas raportimeve të Sky Sport, Manchester City është gati të bëjë një ofertë spektakolare prej 120 milionë eurosh për të bindur Chelsea-n.
KOHA JONË SONDAZH

