Manchester City bën “revolucionin” në merkato, arkëton mbi 400 milionë euro nga shitjet

Manchester City po zhvillon një nga fushatat më të jashtëzakonshme të merkatos në historinë e klubit. Nëse zakonisht vëmendja përqendrohet te shifrat marramendëse që “Citizens” shpenzojnë për transferimet, këtë verë klubi anglez po tërheq vëmendjen edhe për aftësinë për të arkëtuar shuma të mëdha nga shitjet. Pas një dekade me Pep Guardiolën në stol dhe mbi 2 miliardë euro të shpenzuara për transferime, “era Enzo Maresca” në Etihad ka nisur me një revolucion të thellë në organikë.

City ka paguar deri tani 137 milionë euro për Elliot Anderson, ndërsa ka arritur marrëveshje për rreth 100 milionë euro me Ayyoub Boudi. Nëse konkretizohet edhe transferimi i Enzo Fernandez nga Chelsea, për të cilin londinezët kërkojnë rreth 140 milionë euro, shpenzimet e klubit do të arrinin nivele rekord. Por ajo që bie më shumë në sy është bilanci i shitjeve.

Manchester City ka regjistruar për të pestin sezon radhazi të ardhura prej më shumë se 100 milionë eurosh nga shitjet e lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

2022/23: 162 milionë euro – shitja më e shtrenjtë: Raheem Sterling, 52 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

2023/24: 139 milionë euro – shitja më e shtrenjtë: Cole Palmer, 47 milionë euro.

2024/25: 152 milionë euro – shitja më e shtrenjtë: Julian Alvarez, 75+10 milionë euro.

2025/26: 107 milionë euro – shitja më e shtrenjtë: Oscar Bobb, 31 milionë euro.

2026/27: 307 milionë euro deri tani – shitja më e shtrenjtë: Savinho, 88+12 milionë euro.

Vetëm këtë verë, City ka kaluar tashmë shifrën e 300 milionë eurove të arkëtuara. Shitja e Savinhos te Tottenham për 88 milionë euro fikse, plus 12 milionë euro bonuse, ishte një tjetër goditje e madhe financiare.

Në këtë bilanc përfshihen edhe largimet e Rodrit, për 60+16.5 milionë euro, Tijjani Reijnders, për 61 milionë euro, dhe James Trafford, për 47 milionë euro. Duke llogaritur edhe bonuset, të ardhurat kanë arritur në rreth 307 milionë eur, por kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm.

City është pranë finalizimit të disa shitjeve të tjera. Nico Gonzalez pritet të transferohet te Neëcastle për rreth 58 milionë euro, ndërsa Omar Marmoush mund të ndjekë Savinhon drejt Tottenhamit. Për Marmoush, shifra e transferimit raportohet të jetë mes 58 dhe 70 milionë eurove, në varësi të bonuseve dhe kushteve të marrëveshjes.

Nëse të dyja shitjet zyrtarizohen, Manchester City do ta çojë totalin e të ardhurave nga shitjet në mbi 400 milionë euro, një shifër e jashtëzakonshme për një merkato të vetme.

Revolucioni në Etihad ka ardhur edhe si pasojë e largimeve të disa prej emrave më të rëndësishëm të epokës Guardiola. Rodri dhe Bernardo Silva janë dy nga figurat kryesore që janë larguar, ndërsa klubi ka bërë gjithashtu para nga shitjet e lojtarëve si John Stones, Nathan Aké dhe Manuel Akanji.

Në shumë raste, bëhet fjalë për futbollistë që nuk konsideroheshin pjesë e planeve afatgjata të trajnerit të ri, Enzo Maresca.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?