Manchester City blindon Doku-n deri në 2031, Reijnders pranë largimit

Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Jeremy Doku. Sulmuesi belg ka firmosur një marrëveshje të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “Etihad” deri në vitin 2031.

Doku, i cili iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2023 nga Rennes, është shndërruar në një prej elementëve të rëndësishëm të repartit ofensiv të skuadrës angleze. Pas rinovimit, belgu ka shprehur entuziazmin për projektin e klubit dhe stilin e lojës së trajnerit Enzo Maresca.

“Na pëlqen shumë stili i lojës së Marescas. Është një mënyrë futbolli që është emocionuese për lojtarët”, u shpreh Doku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër, situata është krejt ndryshe për Tijjani Reijnders. Mesfushori holandez mund të largohet nga Manchester City pas vetëm një sezoni në Angli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas gazetarit të merkatos Fabrizio Romano, Al Qadsiah ka avancuar ndjeshëm në negociatat me Manchester Cityn për transferimin e Reijnders. Operacioni pritet të jetë në vlerën e rreth 60 milionë eurove.

Megjithatë, marrëveshja nuk është ende e mbyllur, pasi vetë Reijnders nuk ka dhënë miratimin përfundimtar për transferimin në Arabinë Saudite.

Në garë për mesfushorin holandez është edhe Nottingham Forest, që po e monitoron nga afër situatën dhe është gati të ndërhyjë nëse krijohet mundësia.

Fjala e fundit i takon Reijndersit. Manchester City është i gatshëm të shqyrtojë një shitje nëse plotësohen kushtet financiare, ndërsa vendimi i ish-lojtarit të Milanit do të përcaktojë destinacionin e tij të ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?