Manchester City blindon Gvardiol, mbrojtësin që e bleu për 90 milionë euro

Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Josko Gvardiol. Mbrojtësi kroat ka firmosur një marrëveshje të re që do ta mbajë në “Etihad” deri në vitin 2031.

Lojtari 24-vjeçar iu bashkua kampionëve të Anglisë në vitin 2023 nga RB Leipzig, në një transferim rekord për një mbrojtës, me vlerë rreth 90 milionë euro. Që prej ardhjes së tij në Manchester, Gvardiol është kthyer në një nga shtyllat e skuadrës së Pep Guardiolës, duke regjistruar 122 paraqitje dhe 13 gola në tre sezonet e para me fanellën e Cityt.

Pas firmës së kontratës së re, mbrojtësi kroat shprehu kënaqësinë për vazhdimin e aventurës në Angli.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dëshira ime e vetme është që të vazhdojmë në këtë rrugë. Mezi pres të jem këtu, të qëndroj këtu dhe të luaj për shumë, shumë vite të tjera”, deklaroi Gvardiol.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai gjithashtu foli për nivelin e lartë të Premier League, të cilën e konsideron kampionatin më të vështirë për t’u fituar.

“Do të thosha se Premier League është kampionati im i preferuar dhe më i vështiri për t’u fituar. Që në sezonin tim të parë pata thënë se vetëm disa kroatë kishin arritur ta fitonin këtë trofe”, shtoi mbrojtësi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?