Manchester City, “çmendet” sheiku, 140 mln Euro për Pep Guardiolën
Manchester City që sponsorizohet nga sheiku Mansour është gati për të transferuar Pep Guardiolën në Etihad Stadium verën e ardhshme. Gjatë këtij sezoni ekipi i Premier League do t’i propozojë trajnerit aktual të Bayernit të Mynihut një kontratë pesë-vjeçare nga e cila spanjolli do të përfitojë 27 milionë euro në vit. Pra bëhet fjalë për një marrëveshje që kap vlerën e 140 milionë eurove, e cila mund të konkretizohet vetëm pas përfundimit të kontratës së Manuel Pellegrinit. Klubi anglez është interesuar prej kohës për teknikun katalan, por sipas mediave angleze, këtë radhë oferta është e parezistueshme. Fakti që Guardiola e ka bërë të qartë se aventura e tij në krye të Bayernit do të mbyllet në qershor 2016 ka nxitur Manchester City të dalë hapur duke zbuluar edhe ofertën faraonike prej 27 milionësh në vit. Një investim total prej 140 milionësh e paprecedentë në merkaton e trajnerëve.
Java e parë: E shtunë, 8 gusht:
(13.45) Manchester United – Tottenham
(16.00) Bournemouth – Aston Villa
Everton –Watford
Leicester – Sunderland
Norwich – Crystal Palace
(18.30) Chelsea – Sëansea
E dielë, 9 gusht:
(14.30) Arsenal – West Ham
Newcastle – Southampton
(17.00) Stoke – Liverpool
E hënë, 10 gusht:
(21.00)WBA– Manchester City
KOHA JONË SONDAZH

