Manchester City fiton FA Cup, mposht Chelsea-n në finalen e Wembley
Manchester City ka fituar trofeun e FA Cup, pasi mposhti 1-0 Chelsea-n në finalen e luajtur në “Wembley”, duke kompletuar edhe dopietën sezonale pas triumfit në Carabao Cup.
Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe e mbyllur për pjesën më të madhe të kohës, me City-n që kontrollonte posedimin e topit, ndërsa Chelsea kërkonte kundërsulmin.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 72-të, kur Erling Haaland asistoi për Antoine Semenyo, i cili realizoi me një goditje spektakolare me takë, duke vulosur fitoren e “qytetarëve”. Chelsea pati disa mundësi për të reaguar, veçanërisht me Enzo Fernández, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Pep Guardiola siguron trofeun e dytë sezonal në Angli dhe pret përfundimin e garës në Premier League. Ndërkohë, Chelsea e mbyll sezonin pa asnjë trofe nën drejtimin e Frank McFarlane.
KOHA JONË SONDAZH

