Manchester City fiton me “poker” ndaj Newcastle, Marmoush shkëlqen me tripletë

Manchester City harroi humbjen me Real Madridin në Champions League dhe fitoi 4-0 kundër Newcastle, kjo falë tripletës së afrimit të ri të janarit, egjiptianit Omar Marmoush.

Sulmuesi gjeti golat në harkun e 14 minutave. Konkretisht në të 19 minutë pas asistit të Ederson nga porta, në të 24′ pas pasimit të Gundogan dhe në të 33-të me pasimin e Savinhos, duke bërë që tifozët e Cityt të dashurohen menjëherë pas tij.

Në fundin e sfidës City shënoi edhe me McAtee për “pokerin” e kësaj jave. “Qytetarët” me 44 pikë ngjiten në vendin e katërt të Premier League, duke lënë Newcastle në vendin e shtatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?