Manchester City fitore spektakolare ndaj Newcastle, De Bruyne rikthehet me gol dhe asist
Manchester City triumfon në sekondat e fundit 3-2 ndaj Newcastle, në sfidën e javës së 21-të. Në minutën e 26-të Bernardo Silva Silva kaloi City-n në avantazh, me një goditje spektakolare.
Në minutën e 35-të Isak barazoi për vendasit, teksa dy minuta më pas Gordon kaloi Neëcastle në avantazh me një gol shumë të bukur.
Në pjesën e dytë Guardiola riktheu në fushë De Bruyne, që gjeti menjëherë rrugën e rrjetës me një super gol vetëm 5 minuta sa shkeli në fushën e blertë.
Ndeshja u vulos në fund, në minutën e 90+1’, me talentin e akademisë së City-t, Bobb që u fut nga stoli për të shënuar golin e fitores. Me këtë sukses, Manchester City renditet në vend të dytë me 43 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

