Manchester City godet në merkato, vjen Bony nga Swansea për 35 mln euro

Sulmuesi Wilfried Bony kalon për 30 mln euro në radhët e Manchester City dhe në bazë të marrëveshjes së arritur, ai do të paguhet 120 mijë euro më shumë se tek ekipi i kaluar, Swansea, por në një javë, pas kalimit me kampionët në fuqi të Anglisë. Wilfried Bony ka përfunduar me kushte të shkëlqyera financiare kalimin nga ekipi i Premier League, Swansea, tek kampionët e  Manchester City. Lojtari nga Bregu i Fildishtë, i cili është aktualisht i angazhuar me kombëtaren e tij, në Kupën e Kombeve të Afrikës, iu bashkua skuadrës së Manuel Pellegrini, për 30 mln euro, dhe plus pesë mln euro të tjera që do të paguhen gjatë katër viteve të ardhshme, kur ai do të jetë në kontratë. Bony, 26 vjeç, firmosi me Sity për katër vjet e gjysmë dhe do të mbajë të veshur fanellën me numrin 14.  – “Është një ndjesi e jashtëzakonshme për mua, është nder të jem këtu dhe gjithashtu një sfidë e madhe,” – tha Bony. – “Si lojtar është gjithnjë mirë të jesh pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë dhe e shoh si një mundësi të mirë nga ana personale, që jam pjesë e këtij ekipi. Jam vërtet krenar,” – shtoi ai, i cili nuk la pa përmendur faktin se me Manchester City i duhet të luajë edhe edhe në  Champions League.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Golashënuesit më të mirë në Premier League, 2014

Swiss Digital Mobile Reklama

Wilfried Bony – 20

Sergio Aguero – 18

Yaya Toure – 17

WËayne Rooney – 16

Edin Dzeko – 14

Daniel Sturridge – 13

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?