Manchester City godet sërish në merkato, firmos me yllin e C.Palace
Marc Guéhi është shumë pranë transferimit te Manchester City. Mbrojtësi i Crystal Palace nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e këtij fundjave kundër Sunderlandit, një sinjal i qartë se largimi i tij është tashmë në fazat përfundimtare.
Konfirmimi ka ardhur nga vetë trajneri i Palace, Oliver Glasner, i cili në një ditë të rëndësishme për klubin, ku njoftoi edhe largimin e tij në fund të sezonit,bëri të ditur se skuadra do të duhet të bëjë pa liderin e mbrojtjes që prej këtij fundjave.
“Sipas informacioneve të fundit që kam, negociatat për Marc janë në fazat e fundit. Nuk mund të konfirmoj ende klubin e ri, pasi marrëveshja nuk është mbyllur zyrtarisht, por jemi shumë pranë detajeve. Për këtë arsye, Marc nuk do të luajë me ne në ndeshjen e radhës”, u shpreh Glasner.
Mungesa e qendërmbrojtësit të kombëtares angleze përforcon bindjen se Crystal Palace po përgatitet të përshëndesë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Nga ana tjetër, Manchester City është gati të zyrtarizojë një tjetër goditje në këtë merkato dimërore, duke forcuar ndjeshëm repartin defensiv.
KOHA JONË SONDAZH

