Manchester City hap Shkollë Futbolli në Shqipëri, reagon Rama: Lajm i bukur!

Manchester City ka njoftuar hapjen e Shkollës së Futbollit në vendin tonë. Në faqen zyrtare të klubit kampion Evrope në fuqi lexohet se kjo shkollë e re futbolli, që do të ndërtohet në Durrës, do të nisë rrugëtimin në vjeshtën e këtij viti.

“Shkolla do të përdorë metodologjinë e trajnimit të Manchester City, në mënyrë që lojtarët të mësojnë futbollin e klasit botëror”, lexohet në faqen zyrtare të City-t.

Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas zyrtarizimit të lajmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“LAJM I BUKUR deklarimi zyrtar i fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it në Shqipëri. Procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu. Brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë”, shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "MANCHESTER CITY ANNOUNCE NEW FOOTBALL SCHOOL IN ALBANIA Man City Editorial Sat 13 Jan 2024, 15:00 Manchester City and the Albanian Ministry of Education and Sport have today announced the launch of a Manchester City Football School in Durres, Albania set to open in autumn 2024."

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?